Në forumin e parë kombëtar „Komunat për shëndetësi“ u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe komunave në fushën e shëndetit publik dhe parandalimit.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, veçoi si prioritete: parandalimin e etheve të Nilit Perëndimor, sigurimin e ujit të pastër dhe të pijshëm, shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe kontrollin e duhanpirjes.

Në këtë forum ishin të pranishëm edhe drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik – Tetovë, dr. Shaqir Zulbeari dhe dr. spec. Naim Skenderi.

Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi i komunave janë thelbësorë për mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit publik.