Punonjësit e administratës së IPSH Qendra e Shëndetit Publik – Tetovë morën pjesë në trajnimin gjenerik të organizuar nga Ministria e Administratës Publike, në prani të ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i njohurive dhe kompetencave profesionale të nëpunësve administrativë, si dhe përmirësimi i cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve.

Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një administrate publike moderne, efikase dhe profesionale