Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Tetovë, mori pjesë në takimin e mbajtur në Qeveri, të organizuar nga drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe këshilltarët qeveritarë. Në këtë takim morën pjesë të gjithë drejtorët e qendrave rajonale shëndetsore. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me buxhetin, burimet njerëzore dhe përmirësimin e qasjes në shërbimet shëndetësore, si dhe sfidat që priten gjatë vitit 2026.