Ecja dhe ngasja e biçikletës janë forma të transportit aktiv që mundësojnë që aktiviteti fizik të bëhet pjesë e udhëtimeve dhe angazhimeve të përditshme.
Zgjedhja e transportit aktiv kontribuon në rritjen e aktivitetit fizik dhe përmirësimin e shëndetit. Njëkohësisht, zëvendësimi i transportit të motorizuar me ecje ose ngasje të biçikletës mund të zvogëlojë emetimet e CO₂ dhe ndotjen e ajrit, si dhe të kontribuojë në zbutjen e ndryshimeve klimatike.
Zgjidhni ecjen ose ngasjen e biçikletës për udhëtimet tuaja të përditshme – për shëndetin tuaj dhe për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm!
INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT


