{"id":1966,"date":"2023-03-20T07:49:00","date_gmt":"2023-03-20T07:49:00","guid":{"rendered":"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966"},"modified":"2023-03-21T07:50:07","modified_gmt":"2023-03-21T07:50:07","slug":"20-marsi-2023-dita-boterore-e-shendetit-oral","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq","title":{"rendered":"20 Marsi 2023 \u2013 Dita Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit Oral"},"content":{"rendered":"\n<p>PASOJAT E S\u00cbMUNDJEVE ORALE T\u00cb PATRAJTUARA JAN\u00cb T\u00cb R\u00cbNDA DHE SFILIT\u00cbSE Sh\u00ebndeti oral si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e sh\u00ebndetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm e mb\u00ebshtet individin n\u00eb arritjen e potencialit t\u00eb tij, duke i mund\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e shoq\u00ebris\u00eb. Duke filluar nga f\u00ebmij\u00ebria e hershme deri n\u00eb pleq\u00ebri ai gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs ndryshon.Edhe pse shpesh nuk njihen publikisht si t\u00eb tilla, s\u00ebmundjet orale jan\u00eb nj\u00eb problem i madh i sh\u00ebndetit publik p\u00ebr vendet dhe popullatat n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Ato shfaqen tek nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullsis\u00eb dhe kan\u00eb etiologjin\u00eb dhe ngarkes\u00ebn e tyre si dhe mund\u00ebsi t\u00eb ndryshme p\u00ebr parandalim, kujdes dhe rehabilitim. S\u00ebmundjet orale t\u00eb patrajtuara prekin pothuajse gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb bot\u00ebs.Kariesi i patrajtuar i dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb qum\u00ebshtit (primar) dhe i dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, s\u00ebmundja e r\u00ebnd\u00eb periodontale, mungesa e dh\u00ebmb\u00ebve (humbja totale e dh\u00ebmb\u00ebve) dhe kanceri i goj\u00ebs dhe i zgavr\u00ebs s\u00eb goj\u00ebs b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb s\u00ebmundjet dhe gjendjet orale m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura (s\u00ebmundjet e goj\u00ebs). Secila prej k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i sh\u00ebndetit publik n\u00eb nivel global, rajonal dhe komb\u00ebtar dhe c\u00ebnon sh\u00ebndetin e individ\u00ebve dhe popullatave.N\u00eb 30 vitet e fundit numri global i rasteve \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 1 miliard\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i qart\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullsis\u00eb nuk ka qasje n\u00eb kujdes adekuat p\u00ebr sh\u00ebndetin oral, q\u00eb p\u00ebrfshin parandalimin, mbrojtjen nga rreziku dhe sh\u00ebrbimet p\u00ebr restaurim dhe rehabilitim.Pasojat e s\u00ebmundjes t\u00eb patrajtuar orale, simptomat fizike, kufizimet funksionale dhe efektet e d\u00ebmshme n\u00eb mir\u00ebqenien emocionale, mendore dhe sociale, jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe sfilit\u00ebse.Sh\u00ebndeti oral luan nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb mir\u00ebqenien dhe vet\u00ebbesimin e nj\u00eb individi, nd\u00ebrsa s\u00ebmundjet orale ndikojn\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, produktivitetin dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar si dhe n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e tij sociale.Shfaqja e s\u00ebmundjeve orale \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb m\u00eb e shpesht\u00eb tek grupet e pafavorizuara dhe t\u00eb margjinalizuara t\u00eb popullsis\u00eb ku ka pabarazi socio-ekonomike t\u00eb theksuara dhe t\u00eb vazhdueshme.Sipas Raportit global p\u00ebr gjendjen me sh\u00ebndetin oral: \u201cDrejt mbulimit sh\u00ebndet\u00ebsor universal p\u00ebr sh\u00ebndetin oral deri n\u00eb vitin 2030\u201d (Global oral health status report: \u0422owards universal health coverage for oral health by 2030), statusi i sh\u00ebndetit oral global \u00ebsht\u00eb alarmant dhe k\u00ebrkon veprim urgjent nga t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt n\u00eb nivel global, rajonal, komb\u00ebtar dhe lokal.Pjesa m\u00eb e madhe e s\u00ebmundjeve orale mund t\u00eb parandalohen me ndihm\u00ebn e vet\u00ebkujdesit ose masave t\u00eb thjeshta, t\u00eb bazuara n\u00eb fakte dhe me kosto efektive p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullat\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu veprimin mbi determinantat m\u00eb t\u00eb gjera sociale, ekonomike dhe politike t\u00eb sh\u00ebndetit.P\u00ebrve\u00e7 s\u00ebmundjeve kryesore m\u00eb t\u00eb zakonshme (kariesi i dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb qum\u00ebshtit dhe t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, s\u00ebmundja e r\u00ebnd\u00eb periodontale, mungesa e dh\u00ebmb\u00ebve dhe kanceri i buz\u00ebve dhe zgavr\u00ebs me goj\u00eb), s\u00ebmundjet e goj\u00ebs si nj\u00eb grup i madh s\u00ebmundjesh dhe gjendjesh p\u00ebrfshijn\u00eb edhe shum\u00eb s\u00ebmundje dhe gjendje t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb relevante p\u00ebr sh\u00ebndetin oral.K\u00ebtu b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb :\u2013 manifestimet orale t\u00eb s\u00ebmundjeve sistemike (s\u00ebmundjet metabolike, alergjike dhe imunologjike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe infeksionin me HIV);\u2013 s\u00ebmundjet e mukoz\u00ebs s\u00eb goj\u00ebs;\u2013 erozioni dhe th\u00ebrmimi i dh\u00ebmb\u00ebve;\u2013 efektet orale t\u00eb abuzimit me substancat;\u2013 noma;\u2013 malformacionet kongjenitale t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe smaltit;\u2013 infeksionet virale, fungale dhe bakteriale;\u2013 traumat (p\u00ebrfshir\u00eb l\u00ebndimet fizike dhe kimike) e dh\u00ebmb\u00ebve, kockave t\u00eb nofull\u00ebs dhe strukturave fqinje maksilofaciale;\u2013 cistet dhe tumoret me origjin\u00eb odontogjene;\u2013 s\u00ebmundjet e gj\u00ebndrave t\u00eb p\u00ebshtym\u00ebs; dhe\u2013 \u00e7rregullimet n\u00eb zhvillimin dhe rritjen e strukturave orale.N\u00eb vitin 2019, rreth 3.5 miliard\u00eb njer\u00ebz n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb prekur nga s\u00ebmundjet orale, duke i b\u00ebr\u00eb ata gjendjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb mesin e m\u00eb shum\u00eb se 300 s\u00ebmundjeve t\u00eb tjera q\u00eb prekin njer\u00ebzimin. Nga s\u00ebmundjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura t\u00eb goj\u00ebs, vendin e par\u00eb e z\u00eb kariesi i patrajtuar i dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm me rreth 2 miliard\u00eb raste. Ai pasohet nga s\u00ebmundja periodontale me rreth 1 miliard raste, m\u00eb pas kariesi dentar i patrajtuar me rreth 510 milion\u00eb raste dhe edentulizmi me 350 milion\u00eb raste (t\u00eb gjitha n\u00eb vitin 2019). Kur merret parasysh numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i s\u00ebmundjeve kryesore orale, n\u00eb nivel global ato jan\u00eb rreth 1 miliard\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se numri i rasteve t\u00eb pes\u00eb s\u00ebmundjeve joinfektive kryesore (\u00e7rregullimet mendore, s\u00ebmundjet kardiovaskulare, diabeti mellitus, s\u00ebmundjet kronike t\u00eb frym\u00ebmarrjes dhe kanceri).Tre t\u00eb kat\u00ebrtat e njer\u00ebzve t\u00eb prekur nga s\u00ebmundjet orale jetojn\u00eb n\u00eb vendet me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe mesatarisht t\u00eb larta, e m\u00eb pas vijojn\u00eb 16% n\u00eb vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb larta dhe 9% n\u00eb vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta.Sh\u00ebndeti oral dhe ai i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ndajn\u00eb rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta shkak-pasoj\u00eb dhe ndikojn\u00eb mes veti n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyanshme. N\u00eb dekadat e fundit, shum\u00eb studime kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e lidhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mundshme midis sh\u00ebndetit t\u00eb dob\u00ebt oral dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb s\u00ebmundjesh kronike.D\u00ebshmi m\u00eb e fuqishme dhe m\u00eb konzistente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lidhshm\u00ebri ka mes s\u00ebmundjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb periodontale dhe diabetit mellitus. Gjithashtu, nd\u00ebrhyrjet klinike p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb periodontale kan\u00eb treguar p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb statusin e diabetit.Ekzistojn\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr nj\u00eb lidhshm\u00ebri mes s\u00ebmundjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb periodontale dhe s\u00ebmundjeve kardiovaskulare dhe, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, s\u00ebmundjeve cerebrovaskulare dhe s\u00ebmundjes kronike obstruktive pulmonare.\u00cbsht\u00eb gjetur lidhshm\u00ebri mes kariesit dhe humbjes t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe gjendjeve t\u00eb tjera sh\u00ebndet\u00ebsore,si r\u00ebnia aft\u00ebsive kognitive, disa lloje t\u00eb kancerit dhe pneumonis\u00eb. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se natyra e lidhshm\u00ebris\u00eb mes sh\u00ebndetit t\u00eb dob\u00ebt oral dhe s\u00ebmundjeve t\u00eb tjera kronike nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht shkak\u00ebsore dhe shpesh \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb krahasim me faktor\u00ebt e tjer\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb rrezikut. P\u00ebr t\u2019i kuptuar plot\u00ebsisht rrug\u00ebt potenciale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mes s\u00ebmundjes orale, sh\u00ebndetit t\u00eb dob\u00ebt oral dhe s\u00ebmundjeve dhe gjendjeve t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrgjithshme, koekzistimit t\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjendjeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ndikimit t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb sh\u00ebndetit oral n\u00eb sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm nevojiten m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkime me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb.Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr faktor\u00ebt e rrezikut, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pranohet se s\u00ebmundjet dhe gjendjet joinfektive kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh kryesor\u00eb t\u00eb rrezikut. P\u00ebr shembull, p\u00ebrdorimi i duhanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor rreziku kryesor p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjendjesh, si s\u00ebmundjet kardiovaskulare, s\u00ebmundjet e frym\u00ebmarrjes dhe shum\u00eb lloje kanceri, por edhe p\u00ebr s\u00ebmundjet e r\u00ebnda periodontale dhe kancerin e buz\u00ebve dhe zgavr\u00ebs me goj\u00eb. Qasja ndaj faktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb rrezikut \u00ebsht\u00eb baza p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e masave parandaluese p\u00ebr s\u00ebmundjet orale t\u00eb zbatuara n\u00eb axhend\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr SJI. Kjo mund t\u00eb shihet ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me veprimin e integruar p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar ushqyerjen e dob\u00ebt, p\u00ebr ta trajtuar p\u00ebrdorimin e duhanit dhe p\u00ebr ta reduktuar konsumin e d\u00ebmsh\u00ebm t\u00eb alkoolit.Konsumi i lart\u00eb i sheqerit, t\u00eb gjitha formave t\u00eb duhanit dhe p\u00ebrdorimi i d\u00ebmsh\u00ebm i alkoolit jan\u00eb sfidat kryesore t\u00eb sh\u00ebndetit publik n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin e gjer\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjeve joinfektive. Ata jan\u00eb gjithashtu faktor\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb modifikuar p\u00ebr s\u00ebmundjet orale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PASOJAT E S\u00cbMUNDJEVE ORALE T\u00cb PATRAJTUARA JAN\u00cb T\u00cb R\u00cbNDA DHE SFILIT\u00cbSE Sh\u00ebndeti oral si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e sh\u00ebndetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm e mb\u00ebshtet individin n\u00eb arritjen e potencialit t\u00eb tij, duke i mund\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e shoq\u00ebris\u00eb. Duke filluar nga f\u00ebmij\u00ebria e hershme deri&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-1966","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>20 Marsi 2023 \u2013 Dita Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit Oral -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"20 Marsi 2023 \u2013 Dita Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit Oral -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"PASOJAT E S\u00cbMUNDJEVE ORALE T\u00cb PATRAJTUARA JAN\u00cb T\u00cb R\u00cbNDA DHE SFILIT\u00cbSE Sh\u00ebndeti oral si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e sh\u00ebndetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm e mb\u00ebshtet individin n\u00eb arritjen e potencialit t\u00eb tij, duke i mund\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e shoq\u00ebris\u00eb. Duke filluar nga f\u00ebmij\u00ebria e hershme deri&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&amp;lang=sq\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/javnozdravjeshendetpublik\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-03-20T07:49:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-03-21T07:50:07+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq\",\"url\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq\",\"name\":\"20 Marsi 2023 \u2013 Dita Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit Oral -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-03-20T07:49:00+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-21T07:50:07+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/#\/schema\/person\/a652f824f95b85371e34430418a455f7\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"20 Marsi 2023 \u2013 Dita Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit Oral\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/\",\"name\":\"\u0426\u0435\u043d\u0442\u0430\u0440 \u0437\u0430 \u0458\u0430\u0432\u043d\u043e \u0437\u0434\u0440\u0430\u0432\u0458\u0435 \u0422\u0435\u0442\u043e\u0432\u043e\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/#\/schema\/person\/a652f824f95b85371e34430418a455f7\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/d27fe35ff4230518db758c1d4e40162f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/d27fe35ff4230518db758c1d4e40162f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"url\":\"https:\/\/cjzte.org.mk\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"20 Marsi 2023 \u2013 Dita Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit Oral -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"20 Marsi 2023 \u2013 Dita Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit Oral -","og_description":"PASOJAT E S\u00cbMUNDJEVE ORALE T\u00cb PATRAJTUARA JAN\u00cb T\u00cb R\u00cbNDA DHE SFILIT\u00cbSE Sh\u00ebndeti oral si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e sh\u00ebndetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm e mb\u00ebshtet individin n\u00eb arritjen e potencialit t\u00eb tij, duke i mund\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e shoq\u00ebris\u00eb. Duke filluar nga f\u00ebmij\u00ebria e hershme deri&hellip;","og_url":"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/javnozdravjeshendetpublik\/","article_published_time":"2023-03-20T07:49:00+00:00","article_modified_time":"2023-03-21T07:50:07+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq","url":"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq","name":"20 Marsi 2023 \u2013 Dita Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit Oral -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/cjzte.org.mk\/#website"},"datePublished":"2023-03-20T07:49:00+00:00","dateModified":"2023-03-21T07:50:07+00:00","author":{"@id":"https:\/\/cjzte.org.mk\/#\/schema\/person\/a652f824f95b85371e34430418a455f7"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/cjzte.org.mk\/?p=1966&lang=sq#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/cjzte.org.mk\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"20 Marsi 2023 \u2013 Dita Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit Oral"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/cjzte.org.mk\/#website","url":"https:\/\/cjzte.org.mk\/","name":"\u0426\u0435\u043d\u0442\u0430\u0440 \u0437\u0430 \u0458\u0430\u0432\u043d\u043e \u0437\u0434\u0440\u0430\u0432\u0458\u0435 \u0422\u0435\u0442\u043e\u0432\u043e","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/cjzte.org.mk\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/cjzte.org.mk\/#\/schema\/person\/a652f824f95b85371e34430418a455f7","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/cjzte.org.mk\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/d27fe35ff4230518db758c1d4e40162f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/d27fe35ff4230518db758c1d4e40162f?s=96&d=mm&r=g","caption":"admin"},"url":"https:\/\/cjzte.org.mk\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/cjzte.org.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1966"}],"collection":[{"href":"https:\/\/cjzte.org.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/cjzte.org.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/cjzte.org.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/cjzte.org.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1966"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/cjzte.org.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1966\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1967,"href":"https:\/\/cjzte.org.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1966\/revisions\/1967"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/cjzte.org.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/cjzte.org.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/cjzte.org.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}