Tema: „Po! Ne mund ta zhdukim Tuberkulozin!“Tuberkulozi është një sëmundje e rëndë të cilën e shkakton bakteri Mycobacterium tuberculosis dhe kryesisht prek mushkëritë. TB-ja përhapet përmes ajrit kur njerëzit me tuberkuloz pulmonar kolliten, teshtijnë ose pështyjnë. Për t’u infektuar një personi i mjafton të thithë vetëm disa baktere. Çdo vit nga tuberkulozi (TB) sëmuren 10 milionë njerëz. Edhe pse është një sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme, nga tuberkulozi çdo vit vdesin 1.5 milionë njerëz – që e bën atë vrasësin infektiv kryesor në botë. Tuberkulozi është shkaku kryesor i vdekjes tek personat me HIV dhe gjithashtu një kontribues i madh në rezistencën antimikrobike. https://bit.ly/3FQA5Wq

