75 VJET PËRMIRËSIM TË SHËNDETIT PUBLIK

Me shëndet për të gjithë nënkuptojmë që çdo person të ketë shëndet të mirë për të bërë një jetë të përmbushur në një botë paqësore dhe të begatë. E drejta për shëndet është një e drejtë themelore e njeriut. Të gjithë njerëzit duhet të kenë qasje në shërbimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë, kurdo dhe kudo që kanë nevojë, pa vështirësi financiare. 30% e popullsisë globale nuk ka qasje në shërbimet shëndetësore bazë. Pothuajse dy miliardë njerëz përballen me shpenzime katastrofike për mbrojtje shëndetësore, si dhe me pabarazi të konsiderueshme që më shumë i prekin personat në mjedise të cenueshme. Mbulimi shëndetësor universal ofron mbrojtje financiare dhe qasje në shërbime bazë cilësore, i nxjerr njerëzit nga varfëria, promovon mirëqenien e familjeve dhe komuniteteve, mbron nga krizat e shëndetit publik dhe na çon drejt #ShëndetPërTëGjithë.

https://bit.ly/3Gn0L0W

https://bit.ly/3mhT45p

https://bit.ly/3Up16Gn