Shëndeti mendor nënkupton mirëqenien emocionale, psikologjike por edhe sociale. Shëndeti mendor ndikon në mënyrën se si mendojmë, si ndjejmë, si veprojmë, si përballemi me stresin, si sillemi me të tjerët, dhe si i bëjmë zgjedhjet. Shëndeti mendor është njësoj i rëndësishëm në çdo fazë të jetës.
#Faktorët e rrezikut për kushtet e shëndetit mendor Të gjithë kanë një farë rreziku për të zhvilluar një çrregullim të shëndetit mendor, pa marrë parasysh moshën, gjininë, të ardhurat ose etninë e tyre. Shëndeti mendor i një personi mund të formohet nga rrethanat sociale dhe financiare, faktorët biologjikë dhe zgjedhjet e mënyrës së jetesës.
#Faktorët mund të jenë të #ndryshueshëm:
gjendja socioekonomike
profesioni
niveli i shoqërimit
edukimi
cilësia e jetesës#Faktorët mund të jenë dhe të #pandryshueshëm:
gjinia
mosha
etnia
raca
kombësia
Disa nga #llojet e çrregullimeve mendore janë:
çrregullime ankthi
çrregullime disponimi (humori)
çrregullime skizofrenike
#Shenjat e hershme të çrregullimeve mendore përfshijnë:• tërheqja nga miqtë, familja ose kolegët • shmangia e aktiviteteve që normalisht ju pëlqejnë• shumë ose pak gjumë• shumë ose pak ngrënie• ndjenjë pa shpresë• të pasurit e një energjie të vazhdueshme të ulët• përdorimi i shpeshtë i substancave që ndikojnë në humor, përfshirë alkoolin dhe nikotinën• shfaqja e ndjenjave negative• të qenit të hutuar• të paaftë për të kryer detyrat e përditshme, si për shembull të shkojë në punë ose të gatuajë ushqim• të kesh mendime ose kujtime të vazhdueshme që rishfaqen rregullisht• të menduarit për të dëmtuar veten ose të tjerët• dëgjim zërash#Diagnostikimi i çrregullimeve të shëndetit mendor është një proces me shumë hapa. Nuk ekzistojnë teste mjekësore që e diagnostikojnë çrregullimet e shëndetit mendor, por përmes një sërë analizash laboratorike, doktorët mund të gjejnë shkaqe tjera që mund të kenë sjellë në këtë gjendje. Poashtu, doktorët mund të kërkojnë nga pacientët që t’i përgjigjen me shkrim një pyetësori për të kuptuar më mirë mendimet, ndjenjat dhe modelet e sjelljes së një personi.
#Trajtimi i çrregullimeve të shëndetit mendor bëhet në mënyra të ndryshme, dhe është kryesisht individual . Individi duhet të bashkëpunojë me doktorin që t’i ndihmojë në identifikimin e nevojave dhe t’i ofrojë trajtimin e përshtatshëm.
#Opsionet e trajtimit mund të përfshijnë:- psikoterapi, ose terapi e të folurit- mjekim me barna- vetëndihma#Ruajtja e shëndetit mendor bëhet kryesisht përmes kujdesit për veten, me çka reduktohet rreziku për sëmundje, ngritet niveli i energjisë, dhe menaxhohet stresi. Ja dhe disa këshilla tjera:
aktivitet fizik, ushtrime të rregullta, 45 minuta, 3 herë në javë
ushqim i balansuar dhe konsum i mjaftueshëm i ujit
gjum cilësor dhe i bollshëm
aktivitete relaksuese (meditim, ushtrime të frymëmarrjes, aplikacione wellness, etj)
mendoni çdo ditë për njerëzit e mire dhe gjërat e mira që i keni dhe jeni mirënjohës për to
sfidoni mendimet negative me pozitivitet
shoqërohuni me njerëz pozitiv, dhe krijoni lidhje dhe afërsi me njerëz që ju reduktojnë stresin.
Shëndeti mendor ndikon në mënyrën si reagojnë njerëzit ndaj stresorëve, si ndërveprojnë me të tjerët, dhe si i bëjnë zgjidhjet. Ruani mirëqenien dhe lumturinë e vazhdueshme dhe mos lejoni që stresi, depresioni apo ankthi të ndikojë negavitisht në jetën tuaj.
