Dita Botërore e Tuberkulozit festohet më 24 Mars 2026, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit rreth kësaj sëmundjeje ende të rëndësishme të shëndetit publik dhe inkurajimin e veprimeve të përbashkëta për kontrollin dhe eliminimin e saj.
Tema për vitin 2026 – “Po! Mund t’i japim fund tuberkulozit!” – dërgon një mesazh shprese se përmes diagnostikimit në kohë, trajtimit të arritshëm, investimeve në kujdesin shëndetësor, inovacioneve shkencore dhe bashkëpunimit të fortë ndërsektorial, është e mundur të jepet fund epidemisë.
Edhe pse numri i rasteve të reja në Republikën e Maqedonisë është relativisht i qëndrueshëm, numri në rritje i rasteve aktive tregon se nevojitet parandalim i vazhdueshëm, ndërgjegjësim dhe përfshirje aktive e të gjithë shoqërisë në luftën kundër tuberkulozit.
Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Lexoni më shumë në:
https://iph.mk/mk/news/index/1722
