Gati 60% e përdoruesve të duhanit dëshirojnë të lënë duhanin.
Kjo do të thotë 750 milionë njerëz në mbarë botën.
Me mbështetje, TI MUND ta bësh dëshirën tënde realitet.
Dhe lënia e duhanit është dhurata që vazhdon të japë:
Brenda 20 minutash, ritmi i zemrës bie
Pas 2–12 javësh, funksioni i mushkërive përmirësohet
Pas 1 viti, rreziku nga sëmundjet e zemrës përgjysmohet
Ti mund ta mposhtësh varësinë.
#DitaBotërorePaDuhan
#DuhaniIZbuluar
———
Kompanitë e duhanit dhe nikotinës i dizajnojnë qëllimisht produktet e tyre për të të bërë të varur.
Sheqernat, aromat dhe agjentët freskues e maskojnë ashpërsinë e nikotinës, që ti të thithësh më shumë dhe të bëhesh i varur më shpejt.
Por varësia mund të mposhtet. Dhe përfitimet ndihen pothuajse menjëherë:
Brenda 20 minutash, ritmi i zemrës bie
Pas 2–12 javësh, funksioni i mushkërive përmirësohet
Pas 1 viti, rreziku nga sëmundjet e zemrës përgjysmohet
Çfarë po të pengon të heqësh dorë?
Merr hapin guximtar, mposhte varësinë.
——–
Disa shokë dhome duken të këndshëm. Pastaj përpiqen të të kontrollojnë jetën.
Tingëllon familjare?
Kjo është pikërisht si varësia nga duhani dhe nikotina: ngjitëse dhe që të bind se të duhet edhe kur nuk të duhet.
Gati ta dëbosh varësinë nga jeta jote?
Vendos një datë për ta lënë
Tregoji dikujt që i beson
Bisedo me një punonjës shëndetësor
Zëvendësoje varësinë me diçka të shëndetshme
TI MUND të jetosh pa këtë “shok dhome”. Fillo këtu.
———-
Gati 90% e duhanpirësve të përditshëm e kanë provuar duhanin për herë të parë para moshës 18-vjeçare.
Sa herë që nikotina duket sikur të qetëson, në të vërtetë ajo vetëm sa po e forcon kontrollin e saj mbi ty.
Kompanitë e duhanit i dizajnojnë produktet e tyre për t’i kapur të rinjtë në një cikël manipulimi dhe varësie.
Ka ardhur koha t’i zbulojmë gënjeshtrat e tyre. Manipulimi ndalet këtu.
Lënia e duhanit është e mundur.
———-
Në shumë vende, të rinjtë 13-15 vjeç po e tejkalojnë numrin e të rriturve në përdorimin e vape-ve. Kjo është një kurth.
Kompanitë e duhanit po synojnë të rinjtë, truri i të cilëve është më i ndjeshëm ndaj varësisë nga nikotina.
Dhe vaping-u mund të dëmtojë më shumë sesa mendon:
Nikotina krijon varësi të fortë dhe dëmton zhvillimin e trurit te personat nën 25 vjeç
Avujt e vape-ve përmbajnë substanca toksike
Vaping-u rrit rrezikun e sëmundjeve të mushkërive
Vaping-u rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
Ja çfarë duhet të bëjnë qeveritë për të mbrojtur të rinjtë: Të ndalojnë shijet, marketingun dhe dizajnet që i bëjnë këto produkte tërheqëse për të rinjtë.

