Ekipi i Repartit të Epidemiologjisë me DDD pranë Qendrës së Shëndetit Publik Tetovë realizoi me sukses dezinsektimin adulticid të mushkonjave në territorin e Komunës së Bogovinës.
Ky aktivitet është pjesë e masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik, me qëllim zvogëlimin e popullatës së mushkonjave dhe uljen e rrezikut nga sëmundjet që ato mund të transmetojnë.
Në realizimin e këtij aksioni morën pjesë: Dr. spec. Naim Skenderi – epidemiolog, Jovica Mitrovski – laborant dhe Dushan Jovanovski – laborant.
Qendra e Shëndetit Publik Tetovë mbetet e përkushtuar në zbatimin e masave profesionale për mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit të qytetarëve.


