Shëndeti oral është gjendja e gojës, dhëmbëve dhe strukturave orofaciale që i mundësojnë një individi të kryejë funksione thelbësore si të ngrënit, frymëmarrja dhe të folurit, por gjithashtu përfshin edhe dimensione psikosociale si vetëbesimi, mirëqenia dhe aftësia për t’u socializuar dhe për të punuar pa dhimbje dhe siklet. Shëndeti oral ndryshon gjatë gjithë jetës nga lindja deri në pleqëri, është pjesë përbërëse e shëndetit të përgjithshëm dhe i mbështet individët që të marrin pjesë në shoqëri dhe ta arrijnë potencialin e tyre. Rreth 3,7 miliardë njerëz (46.8% e popullsisë së botës) janë të prekur nga sëmundjet orale. Nga ato, rreth 1,9 miliardë jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Për sa i përket faktorëve të rrezikut, sipas raportit, konsumi i sheqernave është një faktor rreziku i rëndësishëm për kariesin dentar dhe sëmundjet e tjera joinfektive, ndërsa për sa i përket faktorëve mbrojtës, fluori ka një rol të mirëvendosur dhe të rëndësishëm në parandalimin e kariesit dentar.
