Sot u realizua një takim i rëndësishëm ndërmjet përfaqësuesve të Qendrës për Shëndet Publik dhe Myftiut të Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë, z. Selver Xhemaili, së bashku me kabinetin e tij.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e vaksinimit të haxhilerëve para nisjes për në Haxh, si një masë kyçe për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik. U theksua nevoja për bashkëpunim institucional dhe ndërgjegjësim të besimtarëve mbi rëndësinë e vaksinimit dhe masave parandaluese.

Palët u dakorduan për koordinim të mëtejmë në funksion të organizimit sa më të mirë të këtij procesi dhe sigurimit të një sezoni të sigurt për të gjithë haxhilerët.