Më 12 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierëve dhe Teknikëve Mjekësorë, në nder të Florence Nightingale – themelueses së infermierisë moderne. ![]()
Kjo ditë është një mundësi për të theksuar rëndësinë e infermierëve si pjesë e pazëvendësueshme e sistemit shëndetësor dhe rolin e tyre kyç në përmirësimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe kujdesin ndaj pacientëve. ![]()
![]()
Infermierët janë grupi më i madh profesional në shëndetësi dhe çdo ditë ofrojnë kujdes profesional, human dhe të përkushtuar për pacientët. ![]()
Puna e tyre ka rëndësi të jashtëzakonshme për cilësinë, sigurinë dhe qasjen në shërbimet shëndetësore. ![]()
Tema e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve për vitin 2026, e përcaktuar nga International Council of Nurses, është:
“Infermierët tanë. E ardhmja jonë. Infermierët e fuqizuar shpëtojnë jetë”
Me këtë theksohet nevoja për investim në arsimim, zhvillim profesional dhe përmirësimin e kushteve të punës për infermierët. ![]()
![]()
Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve dhe Teknikëve Mjekësorë, shprehim mirënjohje dhe respekt të sinqertë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e vazhdueshëm të tyre për shëndetin e popullatës. ![]()
![]()
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve dhe Teknikëve Mjekësorë!
