📌 Gati 60% e përdoruesve të duhanit dëshirojnë të lënë duhanin.

Kjo do të thotë 750 milionë njerëz në mbarë botën.

💚 Me mbështetje, TI MUND ta bësh dëshirën tënde realitet.

Dhe lënia e duhanit është dhurata që vazhdon të japë:

⏱️ Brenda 20 minutash, ritmi i zemrës bie

🫁 Pas 2–12 javësh, funksioni i mushkërive përmirësohet

❤️ Pas 1 viti, rreziku nga sëmundjet e zemrës përgjysmohet

💪 Ti mund ta mposhtësh varësinë.

———

Kompanitë e duhanit dhe nikotinës i dizajnojnë qëllimisht produktet e tyre për të të bërë të varur.

Sheqernat, aromat dhe agjentët freskues e maskojnë ashpërsinë e nikotinës, që ti të thithësh më shumë dhe të bëhesh i varur më shpejt.

Por varësia mund të mposhtet. Dhe përfitimet ndihen pothuajse menjëherë:

⏱️ Brenda 20 minutash, ritmi i zemrës bie

🫁 Pas 2–12 javësh, funksioni i mushkërive përmirësohet

❤️ Pas 1 viti, rreziku nga sëmundjet e zemrës përgjysmohet

❓ Çfarë po të pengon të heqësh dorë?

💪 Merr hapin guximtar, mposhte varësinë.

——–

Disa shokë dhome duken të këndshëm. Pastaj përpiqen të të kontrollojnë jetën.

Tingëllon familjare?

Kjo është pikërisht si varësia nga duhani dhe nikotina: ngjitëse dhe që të bind se të duhet edhe kur nuk të duhet.

🚭 Gati ta dëbosh varësinë nga jeta jote?

✅ Vendos një datë për ta lënë

✅ Tregoji dikujt që i beson

✅ Bisedo me një punonjës shëndetësor

✅ Zëvendësoje varësinë me diçka të shëndetshme

💪 TI MUND të jetosh pa këtë “shok dhome”. Fillo këtu.

———-

Gati 90% e duhanpirësve të përditshëm e kanë provuar duhanin për herë të parë para moshës 18-vjeçare.

Sa herë që nikotina duket sikur të qetëson, në të vërtetë ajo vetëm sa po e forcon kontrollin e saj mbi ty.

Kompanitë e duhanit i dizajnojnë produktet e tyre për t’i kapur të rinjtë në një cikël manipulimi dhe varësie.

Ka ardhur koha t’i zbulojmë gënjeshtrat e tyre. Manipulimi ndalet këtu.

Lënia e duhanit është e mundur.

———-

Në shumë vende, të rinjtë 13-15 vjeç po e tejkalojnë numrin e të rriturve në përdorimin e vape-ve. Kjo është një kurth.

Kompanitë e duhanit po synojnë të rinjtë, truri i të cilëve është më i ndjeshëm ndaj varësisë nga nikotina.

Dhe vaping-u mund të dëmtojë më shumë sesa mendon:

🧠 Nikotina krijon varësi të fortë dhe dëmton zhvillimin e trurit te personat nën 25 vjeç

☠️ Avujt e vape-ve përmbajnë substanca toksike

🫁 Vaping-u rrit rrezikun e sëmundjeve të mushkërive

❤️ Vaping-u rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Ja çfarë duhet të bëjnë qeveritë për të mbrojtur të rinjtë: Të ndalojnë shijet, marketingun dhe dizajnet që i bëjnë këto produkte tërheqëse për të rinjtë.